Një 44-vjeçar shqiptar, Francesk Shkambi është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda restorantit që ai menaxhonte në Michigan të SHBA-së.
Departamenti i Zjarrfikësve të Commerce Township, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital.
Një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen, e cilat ndodhën në orën 9:38 të mbrëmjes në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township.
Nuk ka ende informacione mbi shkakun e ngjarjes, ndërsa sipas mediave të huaja, raportohet se autori është një 65-vjeçar, banor i Farmington Hills. Ai po mbahet në paraburgim në burgun e Qarkut Oakland.
Policia ka gjetur një pistoletë 9 mm në vendin e krimit, që dyshohet të jetë arma e përdorur për vrasjen e Shkambit, e cila rezultoi se ishte e vjedhur në muajin janar.

