Ndalohet një person në kuadër të hetimeve për vrasjen e 38-vjeçarit pranë Liqenit të Smilkovës
Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e një 38-vjeçari nga fshati Lubin i Shkupit, raportoi TV Telma. Viktima ishte gjetur pranë Liqenit të Smilkovës me një plagë nga arma e zjarrit në këmbë.
Në njoftimin e 21 nëntorit për rastin thuhej se, sipas gjetjeve të autopsisë, 38-vjeçari kishte ndërruar jetë nga gjakderdhja e madhe si pasojë e dëmtimit të një arterie.
Pranë trupit u gjet vetura e tij e tipit “Mercedes”, ndërsa brenda saj ndodhej telefoni celular i viktimës./monitor.mk/
