Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij për të dielën. Ai tha se pas dorëheqjes do t’u japë qytetarëve shpjegimin e tij për vendimin. Ndërsa nënvizoi se para përfundimit të mandatit, do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus, Vlladimir Putin.  Pas dorëheqjes, Vuçiç ka deklaruar se synon të marrë pjesë në fushatën zgjedhore parlamentare si qytetar i zakonshëm dhe jo si president. Ai pritet të kandidojë për postin e kryeministrit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 25 tetor. Deklaratat i tha gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Po jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje, kështu që do t’ju njoftoj, mendoj se do të jetë rreth orës tetë të mbrëmjes. Do t’ju njoftoj, do t’ju telefonoj të gjithëve, do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër…..Në ditët në vijim, para se të mbaroj mandatin tim, do të zhvilloj një bisedë me Presidentin Putin, kështu që, ky është lajmi për ju. Ne biseduam këtu, sigurisht, për marrëveshjet e energjisë dhe Industrinë e Naftës së Serbisë. Nuk di çfarë t’ju them. Ndoshta atëherë do të di diçka. – Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë./Alsat.mk

 

The post Vuçiq paralajmëron dorëheqjen të dielën: “Do t’ju tregoj arsyen” appeared first on Alsat.