Vulat e ASh-së/ Sela thotë se pranoi shumë urime, tregon se cili i bëri më shumë përshtypje

Ziadin Sela ka bërë të ditur se ka pranuar shumë urime pas vendimit të Gjykatës së Tetovës, i cili thotë se fraksionit të tij i takojnë vulat e partisë Aleanca për Shqiptarët, transmeton TV21.

Sela ka ndarë njërin nga urimet, i cili i ka lënë më shumë përshtypje.

“Mes shumë urimeve sot, për të cilat ju falemnderoj të dashur aktivist dhe miq më bëri pershtypje njëra nga ato!

Mes tjerash thoshte kështu:

”Vetëm ai që krijon diçka në jetë e kupton vlerën e asaj që i është marrë dhe gëzimin kur i rikthehet e njëjta.”, shkruan Sela.