DELEGACIONET e Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ranë dakord për shkëmbimin e 314 të burgosurve të luftës, njoftoi të enjten i dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff. “Sot, delegacionet e Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ranë dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur, shkëmbimi i parë i tillë në pesë muaj”, shkroi Witkoff në Platformën X. Ai nuk zbuloi se sa të burgosur do të shkëmbente secili vend.

Vazhdimi i negociatave të paqes

“Kjo u arrit nëpërmjet bisedimeve të paqes që ishin të detajuara dhe produktive. Edhe pse ka punë të konsiderueshme përpara, hapa si ky tregojnë se angazhimi i vazhdueshëm diplomatik po sjell rezultate të prekshme dhe po forcon përpjekjet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë”, shtoi ai.

Kryenegociatori i Kievit të mërkurën e shpalli gjithashtu ditën e parë të një raundi të ri bisedimesh në Abu Dhabi “produktive”, edhe pse përleshjet në vijën e frontit vazhdojnë. Witkoff njoftoi se negociatat po vazhdojnë dhe se pritet përparim i mëtejshëm në javët e ardhshme, raporton Reuters.

The post Witkoff: Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë 314 robër lufte appeared first on Alsat.