Xabi Alonos nuk do të jetë më trajner i Real Madridit, transmeton TV21. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe nga klubi madrilen. Në ueb faqen zyrtare nga klubi theksojnë se bashkëpunimi mes Xabit dhe Realit përfundon me marrëveshje të ndërsjellë.

“Real Madrid C. F. njofton se, me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe Xabi Alonsos, është vendosur që të përfundojë bashkëpunimi i tij si trajner i ekipit të parë.

Xabi Alonso do të mbajë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, pasi është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar gjithmonë vlerat e klubit tonë. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Falënderojmë Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe u urojmë shumë suksese në këtë etapë të re të jetës së tyre”, thuhet në njoftimin e klubit.