Mesfushori nga Kosova me shtetësi zvicerane, Granit Xhaka, është shpallur si “Lojtari më i vlefshëm” i vitit në Zvicër.
Ky çmim iu dha Xhakës nga “Sports Awards”, teksa në garë ishte me Kevin Fiala (hokey), Lara Heini (Hokey), Alina Muller (Hokey), Lia Walti (Futbolliste) dhe Manuel Zehnder (Hendboll).
Xhaka vitin që shkoi arriti që ta ndihmonte kombëtaren e Zvicrës që të shkonte deri në gjysmëfinale tek Euro 2024.
Ndërsa sukses të jashtëzakonshëm pati edhe në Bundesligë, ku u shpall kampion me Leverkusenin, e fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.