Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku po vijojnë punimet për të rilindur këtë monument kulture të kategorisë së parë dhe ringritjen e minares dëmtuar në 1967, një kryevepër arkitektonike që do i risjellë memories së qytetit këtë objekt të një stili ndërtimor unikal dhe Shkodrës një destinacion të ri për t’u vizituar.
Tashmë dhe Shkodrës do i kthehet e meremetuar një nga krenaritë e saj më të mëdha arkitekturore.
Rikonstruktimi i Xhamisë së Plumbit është dhe një dhuratë për një pjesë të madhe të Shkodrës që i përkasin besimit mysliman.
Shkodra, pas një sundimi disavjeçar demokrat, pa fonde dhe pa mundësi shkëmbimi më në fund nën qeverisjen e Benet Becit si kryetar bashkie po duket se po bën edhe ajo një përpjekje për të rilindur.
Xhamia e Plumbit, po ti kthehemi historisë dhe të kujtojmë përfshihet ndër 50 monumentet më të bukura të kultit në botë që i përkasin besimit islam.
Dhe kjo nuk është pak. Mesa duket ajo do të bëhet dhe më e bukur me anë të kësaj ndërhyrje rikonstruktuese. A.K./TemA