Sipas një analize të fundit nga “Football Observatory”, Xherdan Shaqiri renditet ndër dhjetë futbollistët më të mirë në ligat kryesore ndërkombëtare për krijimin e rasteve për shënim. Në “Chance Creation Index”, që mat aftësinë e lojtarëve për të krijuar raste të pastra goli, Shaqiri ka grumbulluar 91.5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e dhjetë mes qindra futbollistëve të analizuar.

Indeksi përllogaritet duke marrë parasysh disa faktorë kyç: numrin e pasimeve që çojnë në goditje drejt portës, vlerën e pritshme të golit të asaj goditjeje, si dhe rastet kur pas pasimit, maksimumi një mbrojtës kundërshtar ndodhet më afër portës se topi.

Lojtari me vlerësimin më të lartë merr 100 pikë dhe të tjerët renditen proporcionalisht me të. Sulmuesi ka zënë vendin e tetë me plot 91.5 pikë.

Në krye të listës qëndron Lamine Jamal i Barcelonës me 100 pikë. I dyti Arda Guler (Real Madrid), Rafinhja (Barcelona) në të tretin, Mohamed Sallah (Liverpulli) në të katërtin dhe Kevin De Brujne (Man. Siti/Napoli) në të gjashtin.

Kurse, Shaqa ka lënë prapa lojtarë të kalibrit të Bernardo Silvës (Man. Siti) dhe Koll Palmerit (Çellsi), të cilët nuk arritën të afrohen me shifrat e jashtëzakonshme të yllit shqiptar.

Falë formës së tij të lartë me FC Basel, Shaqiri e ka vendosur veten në elitën e krijuesve të rasteve – një tjetër dëshmi e klasit të tij teknik dhe ndikimit që vazhdon të ketë në fushë edhe në moshën 34-vjeçare

The post Xherdan Shaqiri, në mesin e 10 lojtarëve më krijues në botë appeared first on Alsat.