Komunës së Tearcës i është bllokuar xhirollogaria! Kjo ka ardhur për shkak të mospagesës së një borxhi për një projekt të realizuar para fushatës zgjedhore.
“Xhirollogaria është bllokuar nga një projekt që është realizuar në të kaluarën ka përfunduar para fushatës zgjedhore në vitin 2025 dhe fatkeqësisht nga ai projekt që është përfunduar, asfaltimi i një rruge. Rruga fshatit Dobrosht-Nerasht është paguar vetëm një pjesë shumë e vogël ndaj kompanisë që ka qenë obligim ligjor. Edhe realisht kompania na ka informuar me shkresë në nëntor të 2025 dhe ne i kemi lëshuar vetëm një pjesë aq sa kishim në buxhet aq i kemi lëshuar”, tha Daut Memishi – kryetar i komunës së Tearcës.
Kritika për këtë erdhën nga Aleanca për Shqiptarët. Ish-kandidati për kryetar komune Nazim Taipi akuzoi se Memishi 5 muaj merret vetëm me fajësime dhe kërkoi përgjegjësi për gjendjen.
“Komuna e Tearcës është shndërruar në një institucion ku vazhdon “ping-pongu i fajësimeve”. 5 muaj pas zgjedhjeve lokale, komunës së Tearcës i bllokohet xhirollogaria. Qytetarët nuk duan justifikime, duan transparencë dhe përgjegjësi!”, u shpreh Nazim Taipi – ish-kandidat i ASH-së për kryetar komune.
Në dhjetor 2025, Komuna e Tearcës njoftoi se borxhi i komunës është 109.9 milionë denarë apo 1.787.662 euro. Me komunën e Tearcës momentalisht udhëheq Daut Memishi nga koalicioni VLEN, para tij në krye të komunës për ishte Nuhi Neziri nda BDI, ndërsa para tij Isen Asani nga BDI.
