Presidenti kinez, Xi Jinping, e ka lënë Donald Trumpin të priste për pak kohë, derisa u shfaq edhe ai para mediave me të mbërritur në aeroportin e Busanit në Korenë e Jugut, për takimin e tyrë të parë në mandatin e dytë të presidentit amerikan.
Takimi është zhvilluar të enjten, në kuadër të një turneu pesëditor të Trumpit në Azi.
Në videot të cilat po shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale, shihet momenti kur Trumpi shfaqet në vendin e takimit para mediave të shumta, ndërkohë që mbetet në pritje për disa sekonda, derisa aty të shfaqet edhe Xi.
Komentuesit në mediat online kanë shkruar se Trumpi është poshtëruar nga Xi, i cili e ka pritur atë shumë ftohtë.
Disa madje kanë shkruar se Xi është lideri më i vështirë me të cilin Trumpi kishte të bënte.
Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan është vlerësuar për sjelljen e tij shumë të këndshme me homologun e tij kinez.
Vetë Trumpi e ka vlerësuar lart takimin me Xi-në, duke e quajtur atë “shumë të suksesshëm”.
Pas takimit bilateral që ata kanë pasur, Trumpi ka njoftuar zvogëlimin e tarifave ndaj Kinës dhe ka paralajmëruar se një marrëveshje tregtare do të nënshkruhet “shumë shpejt”.
The post Xi e lë Trumpin në pritje para gazetarëve, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale appeared first on Alsat.

