Kanye West (YE) dhe Bianca Censori u shoqëruan nga policia në ndarjen e çmimeve “Grammy” mbrëmë, pasi Censori u shfaq në tapetin e kuq e zhveshur, ose më saktë me një “fustan” që nuk fshihte absolutisht asgjë, shkruan “Daily Mail”. Edhe pse u raportua se të njëjtit u përjashtuan nga “Grammy”, mediumi “E! News” raporton se kjo nuk është e vërtet.

Dizajnerja 30-vjeçare, e cila më parë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e saja provokuese në publik, ka mbërritur me një fustan tërësisht transparent në formë rrjeti, pa të brendshme gjë që tmerroi të gjithë të pranishmit në ceremoni, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

Bianca fillimisht ka ecur e sigurt në tapetin e kuq e veshur me një pallto leshi, por më pas e ka hequr atë dhe ka zbuluar trupin e saj, tërësisht të zhveshur.

Rrjetet sociale janë vërshuar me komente në llogarinë e saj, madje ka pasur edhe nga ata që kanë bërë shaka, por edhe kritikues të shumtë