Havier Zanetti, zv.president i Interit, komentoi për “Sky Sport” shortin e Nion-it që vendosi zikaltërit përballë Bodø/Glimt në “play off”-in e Ligës së Kampionëbve.
“Duhet të mbrohemi mirë, i kemi parë temperaturat, do të bëhet shumë ftohtë. Është një rival për t’u vëzhguar me kujdes, në ndeshjen e fundit mposhti Atletiko Madridin. Duhet të jemi të përgatitur maksimalisht”.
Çfarë Interi do të shohim.
“Një Inter që do të jetë protagonist edhe në Ligën e Kampionëve. Na mungoi vetëm një pikë me Liverpullin, ndryshe do të ishim në 1/8 finale tashmë. E pranojmë dhe do të përballemi me këtë skuadër që nuk duhet nënvlerësuar”.
Rreth shortit, Mourinjo kundër Realit
“Mund të ishim përballur me Benfika e trajnerit të madh Murinjo, që na njeh mirë dhe sillte shumë kujtime. Shorti vendosi për Bodø/Glimt, do të përgatitemi maksimalisht”.
Fusha sintetike, a do të jetë problem?
“Sigurisht që do të kujdesemi për çdo detaj. Fusha sintetike ka rreziqe, duhet të jemi shumë të përqendruar, nuk është e thjeshtë”.
The post Zaneti: Evituam Murinjon, por mos të nënvlerësojmë Bodø/Glimt appeared first on Alsat.
