Personi i cili u plagos dje në hyrje të Haraçinës, sipas informacioneve të siguruara nga Monitor MK, është këngëtari i njohur Aziz Murati.

Shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar deri te plagosja e tij ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që organet kompetente të zbardhin më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Nga informacionet e afërta, mësohet se gjendja shëndetësore e Aziz Muratit është stabile.