Jozyrtarisht, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Manastir, ku janë privuar nga liria disa persona. Në mesin e të arrestuarve ka mjekë të punësuar në klinikat e Shkupit, si dhe pronarë të ordinancave private dermatologjike.
Aksionin po e realizojnë Departamenti për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Prokuroria për Krim të Organizuar, nën dyshimet për trajtime mjekësore të paligjshme dhe shpërndarje të preparateve të paregjistruara.
Jozyrtarisht, hetimi tregon se grupi ka qenë i përfshirë në import dhe shitje të paligjshme të botoksit, fillerëve dhe preparateve të tjera mjekësore të falsifikuara, të cilat në vend janë futur përmes kanaleve ilegale nga disa shtete.
Nga institucionet bëhet e ditur se hetimi vazhdon dhe priten detaje të reja gjatë ditës së nesërme./vecer
