“Të gjitha janë në gjuhën maqedone”, kështu u përgjigj në Click Plus Skender Rexhepi-Zejdi kur u pyet se si i shkojnë mesazhet nga Kuvendi, shkruan TV21. Zejdi tha se në raste shumë të rralla mesazhet dërgohen në dy gjuhë, edhe në atë shqipe, që siç tha, kjo ndodh në 2-3 muaj.
E në lidhje me deklaratën e deputetes së VLEN, Saranda Imeri-Stafai, se “gjuha e mesazheve varet nga mënyra se si bëhet kërkesa nga vetë deputetët”, Zejdi tha se në deklaratën e nënshkruar se është deputet ka deklaruar se është shqiptar duke pyetur se ” A duhet të bëjë kërkesë që porosia të më vije në gjuhën shqipe”?
“Porosia që më vjen mu personalisht, e kam konsideruar shumë dëm të vogël që i bëhet gjuhës shqipe në krahasim me gjithë ato shkelje që i bëhen gjuhës shqipe edhe nga Kuvendi, Qeveria, ministritë”, tha Skender Rexhepi-Zejdi.
