Zekolli: Korridori 8 avancon, autostrada Strugë–Qafë Thanë do të realizohet

Ndërkohë, ndryshe nga kryeministri Hristijan Mickoski, zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë se punimet në kuadër të Korridorit 8 janë duke u zhvilluar dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet ku janë përmbushur kushtet ligjore dhe teknike.

Sipas saj për segmentin Trebenishtë – Qafë Thanë, është e rëndësishme të sqarohet se gjatë fazës së projektimit fillestar nuk është kërkuar mendim nga UNESCO, ndërsa në takimin e fundit të zhvilluar para disa javësh mes ministrit Nikolloski dhe përfaqësuesve të lartë të UNESCO-s, janë paraqitur qartë vërejtjet për projektin aktual, për të cilin thotë se është i trashëguar.