Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se garancitë e sigurisë për Ukrainën nga partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara nuk përfshijnë një “ombrellë bërthamore”.

Siç raporton Ukrinform, Zelensky thekson se nuk ka asnjë diskutim për armë bërthamore, ndërsa theksoi se bisedimet fokusohen në mbrojtjen tokësore, ajrore dhe detare, përfshirë forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Sipas tij, diskutimet përfshijnë edhe forcimin e ushtrisë ukrainase, sigurimin e fondeve shtesë dhe rritjen e gatishmërisë luftarake të brigadave.

Zelensky shtoi se Ukraina po zhvillon gjithashtu bisedime për bashkëprodhim në industrinë e mbrojtjes, përmes licencave të posaçme me partnerët ndërkombëtarë.

Deklaratat vijnë pas takimit në Paris, ku u nënshkrua deklarata për “Garanci të Forta Sigurie për një Paqe të Qëndrueshme në Ukrainë”.