Ukraina vijon të marrë të gjitha ndihmat e premtuara pavarësisht situatës në Lindjen e Mesme. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ndërsa ndodhej në Madrid.

Megjithatë Zelensky ka theksuar se mbetet i shqetësuar për të ardhmen, pasi ndihmat mund të zvogëlohen.

“Askush nuk e ka ndaluar furnizimin [me armë] për Ukrainën. Dhe ne i kemi të gjitha paketat e ndihmës. Po, sigurisht, jemi të shqetësuar se ato mund të reduktohen, siç e kam thënë tashmë. Por tani për tani, ato janë këtu”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu theksoi nevojën që vetë Evropa të forcojë sigurinë e saj.

“Është e nevojshme të rritet financimi dhe aftësitë prodhuese [të armëve] në Ukrainë ose në koordinim me evropianët e tjerë. Dhe përsëri, 90 miliardë euro janë bllokuar aktualisht këtu. Pra, alternativa është të zhbllokohen këto fonde dhe të prodhohen më shumë [armë] në Ukrainë. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për ne. E di që tashmë ka disa hapa të vegjël në këtë drejtim dhe shpresoj se ato do të jenë të suksesshËm”, shtoi Zelensky.

Siç është raportuar, gjatë të njëjtit takim për median, Volodymyr Zelensky tha se kishte rënë dakord me presidentin Francez Emmanuel Macron për marrjen e një sistemi të ri mbrojtës ajror SAMP/T të aftë për të “kapur” raketat balistike.