I ftuar në Click Plsu në RTV21, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjidhja më e mirë për vendin janë zgjedhjet e parakohshme, pasi siç shtoi, “duhet të ketë klimë të re dhe situata në vend nuk duhet të përkeqësohet më tepër”, shkruan TV21. Ahmeti tha se zgjedhjet e parakoshme nuk parashihen të mbahen këtë vit, por vitin tjetër, që siç deklaroi, janë të gatshëm kurdo që do të mbahen.

“Duhet të ndryshohet klima, sigurisht ma merr mendja që edhe partia shumicë maqedone e ka kuptuar se gjërat nuk shkojnë mirë. Duhet patur kujdes në përzgjedhjen dhe respektim të shumicës së shqiptarëve dhe zgjidhja më e mirë do të ishte zgjedhjet e parakohshme. Nesër me u mbajtë ne jemi gati”, tha Ali Ahmeti