
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se deri më sot 635 institucione kanë dorëzuar të dhëna për numrin, llojin, targat dhe gjendjen e të gjitha automjeteve zyrtare, me të cilat disponojnë, gjegjësisht 42 %, ndërsa 879 institucione gjegjësisht 58%, nuk kanë dorëzuar fare të dhëna.
Nga 879 institucione që nuk kanë deponuar informacione, sipas të dhënave të MPB-së, KSHPK ka konstatuar se 192 institucione disponojnë me 2.028 automjete, por nuk kanë dorëzuar asnjë informacione në Komision.
“Me këtë praktikë mundësohet rendi publik dhe nxitet transparencë dhe përgjegjësi tek institucionet, të cilët kanë detyrim të denoncojnë automjete motorike, theksojnë nga KSHPK.
Siç theksohet në komunikatën e KSHPK-së, në përputhje me Kodin Zgjedhor, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjitha subjektet e tjera juridike që kanë kapital shtetëror ishin të detyruara, brenda dhjetë ditëve nga data e vendimit për shpalljen e Zgjedhjeve lokale të vitit 2025, pra deri më 18.08.2025, deri në orën 24:00, t’i dorëzojnë KSHPK-së të dhëna mbi numrin, llojin, targat dhe gjendjen e drejtimit të të gjitha automjeteve zyrtare në dispozicion të institucioneve.
KSHPK-ja publikoi Regjistrin e automjeteve zyrtare në ueb faqen e saj, si një detyrim ligjor sipas Kodit zgjedhor.
Gjithashtu, për të siguruar informacion transparent për publikun dhe për të parandaluar keqpërdorimin e mundshëm të automjeteve zyrtare në fushatën zgjedhore, KSHPK-ja publikoi në ueb-faqen e saj të dhëna mbi institucionet që nuk kanë dorëzuar të dhëna mbi automjetet zyrtare (link), si dhe një pasqyrë të të dhënave mbi markën dhe numrin e regjistrimit të automjeteve nga institucionet që nuk kanë dorëzuar të dhëna, por kanë automjete zyrtare (link).
Detyim që të dorëzojnë të dhëna kanë gjithsej 1.515 instituciuine sipas të dhënave të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Deri më 29 shtator të vitit 2025, kanë dorëzuar të dhëna 635 institucione, gjegjpësisht 879 institucione, ose 58%, nuk paraqitën asnjë të dhënë.
Nga 635 institucionet që paraqitën informacion, 63%, ose 403 institucione, e bënë këtë brenda afatit ligjor dhe raportuan 4,079 automjete, ndërsa 232 institucione paraqitën të dhëna për 2.558 automjete pas afatit.
Nga të dhënat e paraqitura nga 635 institucione, regjistri deri më tani ka publikuar informacion për 578 institucione që kanë 6.637 automjete, ndërsa 57 institucione raportuan se nuk kanë asnjë automjet.
Nga gjithsej 6.637 automjete të regjistruara në Regjistrin e automjeteve, 5.456 janë në gjendje të mirë për qarkullim, 1.003 nuk janë në gjendje të mirë për qarkullim dhe për 178 automjete nuk ka asnjë të dhënë mbi gjendjen e mirë për qarkullim.
Ekzistojnë të dhëna për automjete me status të informacioneve të klasifikuara, për shkak të së cilës të njejta nuk janë publikuar publikisht.