Çairi është shndërruar në pikën kryesore të betejës politike në zgjedhjet e sivjetme lokale, ku dy kandidatët, Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, theksojnë peshën vendimtare që do të ketë kjo komunë në përcaktimin e drejtimit politik të vendit.
Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, në një paraqitje të tij para qytetarëve theksoi se rezultati në Çair do të ketë ndikim shumë më të gjerë sesa kufijtë e komunës.
Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-nit, Izet Mexhiti, thotë se nuk i pengon që fokusi është vendosur mbi Çairin dhe se sipas tij, rezultatet e anketave janë në anën e tij.
Me tone të qarta rivaliteti dhe mesazhe strategjike për të ardhmen, gara për Çairin pritet të jetë ndër më të ashpra dhe më të ndjekurat në këto zgjedhje lokale.