LSDM dhe koalicioni mbajtën tubimin para banorëve të Jegunocit. Kandidati për numrin një të kësaj komune, thotë se nuk e ka zhgënjyer humbja në zgjedhjet e kaluara, se i ka kuptuar gabimet dhe rikandidohet me vendosmëri, për të ofruar program për një jetë më të mirë për banorët e kësaj komune. Ai mes tjerash, premton mjedis jetësor të pastër dhe rrjete moderne të kanalizimit dhe ujësjellësit.

“Vizioni im është që Jegunoci të jetë komunë me mjedis të pastër jetësorë, pa deponi të egra, me higjienë publike, me rrjet model të kanalizimit dhe ujësjellësit, me jetë kulturore dhe sportive, ku fëmijët kanë ku të rriten. Me mbështetje për të rinjtë që të mbeten dhe jo të ikin. Me turizëm të zhvilluar, fshatra të rregulluar, dhe rrugë që sjellin mysafirë dhe nuk çojnë në zbrazëtira. Me transport publik, shtigje për këmbësorë dhe për biçikleta, sepse edhe ruralja meriton urbanizëm, me qytetarë që do të dëgjohen e nuk do të injorohen”, tha Darko Bllazhevski, kandidat i LSDM-së për komunën e Jegunovcës.

 

The post Zgjedhjet lokale/ LSDM: Kemi vizion për Jegunocin appeared first on Alsat.