Kandidati për kryetar të Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi, ka kritikuar komunën e Tetovës për dhënien me qira të ndriçimit publik, përmes së cilës kontratë, sipas Rexhepit, banorët e Tetovës humbin disa miliona denarë. Rexhepi thotë se me ardhjen e tij në krye të komunës së Tetovës, do ta prish kontratën e cila, sipas tij, nuk respektohet as edhe nga operatori ekonomik, meqë ndërrimet e dritave të vjetra me ato led, nuk janë kryer ende.
“Sipas kësaj kontrate operatori privat, duhej që brenda gjashtë muajve duhej të zëvendësonte 8720 llamba ekzistuese me llamba të reja smart dhe led, dhe ky afat është tejkaluar prej kohësh dhe Tetova nuk ka ende ndriçim të modernizuar ndërsa qytetarët paguajnë fatura më të shtrenjta për ndriçimin publik në Tetovë…… Kjo kontratë është zhvatje klasike që dëmton qytetarët e Tetovës dhe unë ju siguroj që këtë kontratë do të shfuqizoj menjëherë dhe nuk do lejojmë që pasurimi i individëve të vihet mbi interesin e qytetarëve të Tetovës”, deklaroi Bajram Rexhepi. Kandidat i AKI./Alsat.mk
The post Zgjedhjet lokale/ Ndriçimi publik në Tetovë, Rexhepi kritikon komunën appeared first on Alsat.