OSBE-ODIHR doli me vërejte për balotazhin e zgjedhjeve lokale. Sipas vëzhguesve ndërkombëtar blerja e votave duhet të hetohet nga prokuroria dhe keqpërdorime të aparatit shtetëror nga partitë politike. Shefi i misionit të monitorimit të zgjedhjeve nga Zyra institucioneve demokratike të burimeve njerëzore, Mateo Mekaçi tha se janë evidentuar edhe presione të funksionarëve të shtetit ndaj të punësuarve në sektorin publik.
“Përfshirja e vazhdueshme e funksionarëve të lartë në fushatë e ka mjegulluar linjën ndërmjet shtetit dhe partisë, derisa indicie për presione ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe blerja e votave ka ekzistuar edhe më tej. Faktet për blerje të votave ishin prezentë gjatë gjithë fushatës parazgjedhore dhe institucionet kompetente duhet t’i hetojnë rrënjësisht. Monitorimi mediatik i ODIHR-së tregoi se gjatë rrethit të dytë prezantimet mediatike ishin të balancuara, megjithatë formula për reklamimin e paguar sërish shkoi në dobi të partive më të mëdha politike, ndërsa ka lënë nën hije partitë më të vogla dhe kandidatët e pavarur”, deklaroi Mateo Mekaçi.

                    