Bartësi i listës së VLEN-it për komunën e Tetovës, Albi Qamili, tha se banorëve të Tetovës, nuk mund t’ia dojë të mirën ndokush që Komunën e çon atë në përmbarues për interesa personale. Me këto fjalë ai i referohet ish këshilltarit komunal dhe kandidatit të tanishëm nga radhët e AKI-së, për kryetar të Tetovës, i cili siç thekson Qamili, e ka paditur komunën, e ka çuar në përmbarues dhe e ka zhvatur atë me kamatë.
“Derisa kryetari Kasami po shlyente borxhin publik, Bajram Rexhepi zhvate komunën me kamata për pagat që nuk ia kishte paguar ish-shefja e tij, Teuta Arifi.
Po, nuk është as ironi e as shaka. Sipas dokumenteve të publikuara dje, Bajram Rexhepi e ka paditur komunën dhe ka hapur shtatë procedura për përmbarim, për kohën kur ishte këshilltar komunal gjatë qeverisjes së Teuta Arifit. Dhe cili është rezultati? Nga xhepat e qytetarëve të Tetovës, ai ka marrë 324,230 denarë, apo mbi 5,200 euro, nga të cilat gjysma vetëm për kamatë. Dhe këto para i janë transferuar pikërisht gjatë qeverisjes së Bilall Kasamit”, deklaroi Albi Qamili, Bartës liste i VLEN-it për Tetovën. /Alsat.mk
The post Zgjedhjet lokale, Qamili: Derisa Kasami shlyente borxhin publik, Bajram Rexhepi zhvate komunën me kamata appeared first on Alsat.