Kandidatja e pavarur për Komunën Qendër Biljana Ivanovska njoftoi se pak orë pasi shpalli kandidaturën e saj një ditë më parë, në shtëpinë e saj e kanë kërkuar zyrtarë policor për t’i dorëzuar kallëzim penal dhe për ta ftuar në intervistë në datën 19 gusht.
“Nuk kam asgjë për të fshehur, kam ndërgjegje të pastër dhe nuk kam frikë nga asnjë kërcënim dhe goditje e presion i ulët. Qëllimi im është një jetë dinjitoze në Qendër dhe një rezistencë kundër antivlerave të vendosura të korrupsionit dhe klientelizmit që na kanë çuar në këtë situate”, shkruan Ivanovska në Facebook.
Nga prokuroria thonë se veprojnë në bazë të një kallëzimi privat penal të dorëzuar në shkurt të këtij viti kurse dyshimet kanë të bëjnë me periudhën kur Ivanovska ka qenë në krye të Antikorrupsionit. Prokuroria thotë se ftesa është dorëzuar në 25 korrik dhe nuk ka lidhje me aktivitetet politike të saj. / Alsat.mk
The post Zgjedhjet lokalet/ Ivanovska ftohet në Prokurori appeared first on Alsat.
