Anëtarët e Grupit të “Miqve për Paqen” zhvilluan një mbledhje në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm në OKB më 18 dhjetor 2024. Kjo ishte mbledhja e parë që pas takimit të tyre në nivel ministror në Nju Jork më 27 shtator.
Pjesëmarrësit shprehën kolektivisht shqetësimet e tyre për krizën në Ukrainë, shkruhet në deklaratën.

Pjesmarresit ritheksuan parimet kryesore duke përfshirë respektimin e sovranitetit, tërësisë territoriale, shqetësimeve të shteteve përkatëse, njohjen e nevojave për të mbështetur parimet e paqes, sigurisë, të lulëzimit si dhe rëndësinë e zgjidhjes paqësore për të gjitha konfliktet ndërkombetare.

Pjesëmarrësit shqyrtuan situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë dhe rreziqet e mundshme të përshkallëzimit të tij kohët e fundit. Ata shprehën shqetësime për armiqësitë në vazhdimësi dhe përsëritën nevojën për të respektuar parimet për de-përshkallëzimin dhe rëndësinë e ‘moszgjerimit të fushës së betejë’, ‘mos intensifikimit të luftimeve.

