Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Frontin Europian, Ziadin Sela ka dërguar kritika ndaj koalicionit qeverisës.
“Qeverisja VMRO dhe VMRO”, e nisi fjalimin Sela duke iu referuar koalicionit shqiptar në Qeveri si “VMRO”.
Sela ka ndaluar tek motoja e VLEN-it, duke thënë “se erdhën në emër të ndryshimit, por ndryshim për të keq po”.
Kryetari i ASH-së më tej ka kujtuar edhe heqjen e Balancuesit – apo heqjen e përkatësisë etnike në institucione.
Sipas tij, edhe ata (Fronti Europian) ka gabuar rëndë.
“Por edhe ne gabuam, gabuam rëndë kur menduam se nuk do të guxojnë të prekin balancuesin dhe e shkelën përfaqësimin e barabartë”, tha Sela.
