-Ne nuk e kemi problem që edhe të krijojmë edhe subjek të ri politik. Por unë kam një parim në jetë, siç nuk pranoj të marrë diçka që nuk më përket, ashtu nuk lejoj që dikush tjetër të marrë atë që e kam ndërtuar, tha mes tjerash Ziadin Sela në Cilck Plus në TV21, duke komentuar çështjen e vulave të Aleancës për Shqiptarët.

“Unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka një parti, që është Lidhja Shqiptare, që quhet, që ka kryetarin e saj, apo, dhe qëTV21: Kush është kryetari? Është një zonjushë, Arbëresha Selimi, është kryetare e Lidhjes Shqiptare, por unë jam kryetar i Aleancës për Shqiptarët. TV21: Kjo po thuhet për herë të parëkëto janë të dhëna publike, nuk e kemi regjistruarnuk është regjistruar në ilegalitet”, tha mes tjerash Sela.

Pavarësisht, Sela tha se është i bindur që do të marrin vulat e ASH-së.

“Dy herë është vendosur në favorin tonë në lidhje me vulat, dhe nuk ka pse mos të vendoset edhe për të tretën herë, që vulat na takojnë ne”, tha mes tjerash Ziadin Sela duke shtuar se në aspektin juridik, ende nuk i kanë vulat.