Ziadin Sela ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri, ku ka realizuar takime me përfaqësues të institucioneve austriake, me fokus bashkëpunimin ndërinstitucional, qeverisjen lokale dhe rolin e diasporës shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, Sela, së bashku me deputetin e Parlamentit austriak, Andreas Minnich, ka vizituar Bashkinë e Korneuburgut, ku është pritur nga kryetari i kësaj bashkie, Christian Gepp, i cili njëkohësisht është edhe deputet në Parlamentin e Landit të Niederösterreichut.
Sipas njoftimit të publikuar nga Sela, gjatë takimit është diskutuar për mënyrën e funksionimit të komunave në Austri, organizimin e pushtetit lokal dhe zbatimin e vlerave evropiane në jetën e përditshme të qytetarëve.
Në fokus të bisedimeve ka qenë edhe shkëmbimi i përvojave institucionale dhe modeleve të qeverisjes lokale, të cilat mund të shërbejnë si shembuj për zhvillimin e vendit dhe të rajonit.
Një pjesë e veçantë e mesazhit të Selës i është kushtuar edhe diasporës shqiptare në Austri. Ai ka shprehur kënaqësinë për përparimin e shqiptarëve në këtë shtet, duke vlerësuar kontributin e tyre në jetën shoqërore dhe në procese të rëndësishme për komunitetin.
Vizita dhe takimet e tilla dëshmojnë rëndësinë e lidhjeve mes përfaqësuesve shqiptarë dhe institucioneve evropiane, si dhe potencialin e diasporës për të shërbyer si urë bashkëpunimi ndërmjet vendlindjes dhe vendeve ku jeton e vepron.
Video me kenge: “As në tokë, as në qiell, për ‘shiptarët’ vend nuk ka”, nga disa te rinje…
