Një person ka pësuar lëndime dhe 20 vetura janë djegur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e para të ditës në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale” ka thënë Ahmeti për rtv21.tv
Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.