Sot, përmes numrit emergjent 112, është pranuar thirrje për zjarr në një makinë për bluarjen e hekurit, në rrugën 1675 nr. 24 në Shuto Orizar. Brigada për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me dy automjete zjarrfikëse.

Sipas informacioneve nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, të pranuara në ora 12:03 nga kryetari i komunës së Shuto Orizarit, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij, pasi parcela është e rrethuar me mure.