Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se ka shpërthyer zjarr i madh në Jazhincë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të drejtorit Muhamed Ali, është mbyllur pika kufitare dhe rruga që të çon në këtë vendkalim kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Për shuarjen e zjarrit po intervenon edhe një helikopter i Policisë.
“Të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve. Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ju behët thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të lirojnë rrugët për automjetet e shërbimeve të emergjencës”, thotë drejtori Ali.

