Një zjarr i madh përfshiu mbrëmë njërën nga ndërtesat simbol të Zagrebit, duke kapluar disa kate të godinës së ish-selisë së gazetës “Vjesnik”, dikur një nga mediat më të mëdha të ish-Jugosllavisë, përcjell TV21. Autoritetet kroate njoftuan se nuk ka të lënduar, ndërsa sipas mediave vendase, katet e përfshira nga flakët përdoreshin nga Qeveria e Kroacisë për ruajtjen e arkivit.
Policia theksoi se shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur dhe se hetimet do të zhvillohen në detaje. Pas një beteje të gjatë gjithë natës, zjarrfikësit arritën ta vënë zjarrin nën kontroll në orët e para të së martës.

