Paraditen e sotme ka shpërthyer zjarr në Malin e Gazi Babës në Shkup, përcjell TV21. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se zjarrfikësit janë në terren dhe se po intervenohet.

“Digjet parku në Malin e Gazi Babës. Brigada Territoriale Kundër Zjarrit pranë Qytetit të Shkupit është në terren”, thonë nga QMK.