Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ku pronari dhe një punonjës policie kanë pësuar lëndime nga thithja e tymit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarri është raportuar më 22 nëntor, rreth orës 11:00, në banesën në pronësi të I.S. (67).

Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë shuar flakët, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe punonjës policorë të SPB Shkup.

Shkaku i zjarrit dhe hollësi të tjera për gjendjen e të lënduarve nuk janë bërë të ditura në informacionin e publikuar. /Monitor.mk