Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se zjarri në Çellopek të Kërçovës ende është aktiv në pjesën e pyllit, ndërkaq nën kontroll është vënë vatra pranë depos, përcjell TV21.
“Zjarri në pjesën pranë depos është vënë nën kontroll, por një pjesë drejt pyllit ende vazhdon të digjet. Është djegur pyll me drunj të ulët.
Në orët e mbrëmjes, një ekip i pjesëtarëve të Armatës do të qëndrojë në terren si shërbim i rojes kundër zjarreve.
Në orët e hershme të mëngjesit, si mbështetje ajrore
për shuarjen e zjarrit do të marrin pjesë 2 helikopterë të MPB-së,2 Er traktorë të DMSH-së,1 helikopter i Armatës”, thanë nga QMK-ja.
