Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se zjarri në Jazhincë është vënë nën kontroll, transmeton TV21. Nga atje theksojnë se për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë ekipet zjarrfikëse nga Tetova, automjete të specializuara të DMSH-së, “Air Tractor” dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Zjarri i madh që shpërtheu në Jazhincë është vënë nën kontroll falë koordinimit të drejtëkohshëm dhe reagimit të shpejtë të të gjitha shërbimeve kompetente.
Në shuarjen e zjarrit morën pjesë ekipet zjarrfikëse nga Tetova, automjetet e specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe mbështetja ajrore nga avioni “Air Tractor” dhe helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërhyrja e drejtëkohshme mundësoi kufizimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës dhe pronës së qytetarëve”, bëjnë të ditur nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
