
Kumanova do të vazhdojë të investojë në arsimin, modernizimin e procesit mësimor dhe krijimin e kushteve që secili nxënës apo student të përparojë, u zotuan nga lista për këshilltarë e Lëvizjes “E di”.
Ata premtuan se do të bëjnë rikonstruimin e shkollave në komunën e Kumanovës, ku fokusi i veçantë do të vendoset në efikasitetin energjetik, rritjes së cilësisë së jetesës dhe qasjes së personave me nevoja të veçanta.
“Rikonstruim dhe pajisje shtesë për sallat sportive nëpër shkolla, si dhe ndërtimin e sallave sportive aty ku ka nevojë, zona teknologjike dhe kabinete moderne me IT. Në shkollat e mesme, kompjutorë të ri, internet i shpejtë, teknologji të reja dhe trajnime digjitale. Ndriçim, pajisje urbane dhe salla sportive në shkollat qendrore dhe shkollat periferike, rikonstruim të fasadave në shkollat e komunës. Rikonstruim i tërësishëm dhe pajisje shtesë për shkollën e muzikës “Pançe Peshev”.”, – deklaroi kandidatja për këshilltare nga Lëvizja “E di” në Kumanovë, Monika Markovska.
Nga Lëvizja “E di” premtuan edhe investime në shkollat nëpër fshatrat e Kumanovës.
Qëllimi ynë është që përmes arsimit të ndërtojmë gjenerata, të përgaditur për sfidat e botës moderne, theksojnë nga Lëvizja “E di”.
Nga ky subjekt politik theksoj se secili i ri ka ëndrra për një të nesërme dhe një të ardhme më të mirë, ndaj investojnë në arsimin, sepse besojnë se arsimi është forca që do të çojë Kumanovën përpara.
Nga partia e Maksim Dimitrievskit premtuan se do të punojnë në mjedisin inkluziv në të gjitha shkollat.