Duke filluar nga sot, Bllagoja Milevski zyrtarisht nuk është më përzgjedhës i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll. Kontrata e tij ka skaduar ditë më parë dhe FFM e konfirmoi se nuk do të vazhdohet.
Milevski drejtoi Maqedoninë në gjithsej 48 ndeshje, duke arritur 18 fitore, 14 barazime dhe duke regjistruar 16 humbje. Gjithashtu, ai siguroi pjesëmarrjen në dy balotazhe të Kupës së Botës, ndërsa në atë të fundit, Maqedonia luajti në finale kundër Portugalisë, pasi eliminoi Italinë.
“Falënderim i sinqertë për Bllagoja Milevskin dhe stafin e tij profesional për punën e përkushtuar deri më tani, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I dëshirojmë shëndet dhe shumë sukses në karrierën e tij të mëtejshme si trajner, ” thuhet mes tjerash në njoftimin e FFM-së.
Sipas Bordit Drejtues të FFM-së, deri më 25 dhjetor do të mësohet emri i ri i trajneri të Maqedonisë në futboll.
The post Zyrtarisht, FFM nuk e vazhdon bashkëpunimin me Milevskin appeared first on Alsat.
