Ai ka treguar se përgjatë katër netëve kanë qenë të pranishëm 20 mijë persona, dhe se i është Kosovës mirënjohës gjithmonë.
Postimi i plotë i këngëtarit:
Prishtinë! 4 netë! 20.000 zemra!
Emocione të forta që rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën time.
Kosovë, të jam mirënjohës përgjithmonë!
Ke qenë, je dhe do të mbetesh MOTIV dhe FRYMËZIM i pashterueshëm për mua!
Uroj me gjithë zemër që ky koncert, qoftë edhe simbolikisht, t’ju ketë dhënë një grimcë frymëzim, t’ju ketë ndezur një copëz dritë apo t’ju ketë ngjallur një fije shpresë duke ju rikthyer një buzëqeshje.
Për mua, kjo vlen më shumë se çdo gjë tjetër.
Me shume dashuri,
Albani!
The post 20 mijë pjesëmarrës në koncertin 4 netësh në Prishtinë, Alban Skenderaj: Emocione të tilla rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën appeared first on Veriu.info.
