Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 1, Juljana Nura, edhe pse ka deklaruar se momentalisht është beqare, me një postim të bërë së fundmi ka ngritur dyshime se një romancë ka nisur në jetën e saj.

Juljana ka marrë vëmendjen me një fotografi të publikuar në Instastory, ku shihet të jetë me një mashkull në një ashensor, por pa zbuluar më shumë detaje për fansat.

Nuk dihet ende se me kë është, ndonëse kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të tërhequr vëmendje.

Ditë më parë ajo përmes një reagimi të saj ndau edhe disa arsye se përse është akoma vetëm.

Ish-banorja e BBV këtë kohë ka qenë më e fokusuar në projekte në fushën e modelingut. Po ashtu, ajo ka qenë dhe një nga personazhet më të komentuar të edicionit të parë të Big Brother.