Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Blagaj të komunës së Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për “Front Online” se si pasojë e përplasjes dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërkohë që njësitet përkatëse kanë qëndruar në vendin e ngjarjes për procedurat e nevojshme.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Blagaj të Pejës, ku policia është njoftuar se janë përplasur një veturë dhe një katërçiklet, si pasojë dy persona janë lënduar. Mjeku që ka dalur në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim”, u shpreh Gashi për “Front Online”.

Sinjali raporton se viktima e këtij aksidenti është vëllai i këngëtarit, Gjesti.