Ard dhe Mirdon sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri.
Balada e dashurisë u prit mjaft mirë nga publiku, por dihet që fansat janë të vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe duket se edhe brenda këtij projekti ra në sy diçka.
Një numër i madh i ndjekësve një pjesë të tekstit e kanë cilësuar si kunj të Ardit ndaj Shqipes.
Dihet që raporti mes dyshes është komentuar mjaft shumë që nga pjesëmarrja e tyre në Big Brother dhe ka qenë pak i paqartë.
Dyshimet i ka shtuar më tepër edhe një postim i vet artistit pikërisht me këtë pjesë ku i pyet ndjekësit e tij: CILI PERSON IU KUJTUA PËRMES KËTYRE RRESHTAVE?
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga Shqipja, e cila njihet për reagimet e shpejta dhe të drejtëpërdrejta.
