Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se gjuha shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe se breza të tërë kanë luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë atë.
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Bebe Rexha u shpreh se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.
“Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët”, tha ajo.
The post Bebe Rexha del në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Veriu.info.
