Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar të pranishmit në një organizim, duke kënduar në gjuhën shqipe.

Rexha është shfaqur duke interpretuar këngën “Hajde halla e madhe”, duke krijuar një atmosferë të veçantë mes të pranishmëve.

E njohur ndërkombëtarisht për hitet e saj, këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar edhe një herë lidhjen e saj me kulturën dhe muzikën shqiptare./Klankosova.tv