Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka rikthyer në vëmendje një nga diskutimet që kishte marrë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në vend, atë të pëlqimit që kishte shprehur për Klodian Mihajn.
E ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ajo është pyetur nëse është penduar për ndjenjat dhe interesimin që kishte shfaqur ndaj tij gjatë kohës sa ishte pjesë e formatit.
Benita nuk hezitoi të përgjigjej, duke lënë të kuptohet se pas daljes nga shtëpia dhe rikthimit në jetën e përditshme, e kishte parë situatën krejtësisht ndryshe.
Ajo madje bëri një krahasim interesant, duke thënë se izolimi dhe qëndrimi për një kohë të gjatë larg realitetit mund të ndikojnë në mënyrën se si krijohen pëlqimet brenda shtëpisë.
“Pasi që jam dalë prej Bigut dhe e shoh se për kë kam shpreh pëlqim, ndonjëherë edhe kjo gotë të pëlqen. Ka qenë efekti i izolimit, sepse nuk ka qenë preferencë e imja”, u shpreh ajo.
Me këtë deklaratë, ish-banorja la të kuptohet se pëlqimi ndaj Klodit nuk ka qenë domosdoshmërisht një interesim që do ta kishte edhe jashtë formatit, duke ia atribuuar atë atmosferës së krijuar brenda shtëpisë.
Kjo vjen si një tjetër koment për raportet dhe afrimitetet që krijohen gjatë qëndrimit në një ambient të izoluar, ku mungesa e kontakteve me botën e jashtme mund të ndikojë edhe në perceptimin e marrëdhënieve mes banorëve.
The post Benita për pëlqimin ndaj Klodit: Kur shoh për kë kam pasur pëlqim, them se në Big Brother edhe një gotë të pëlqen appeared first on Veriu.info.
