Beyonce tërhoqi gjithë vëmendjen në mbrëmjen bamirëse “Casino Night Gala” të mbajtur nga bashkëshorti i saj, Jay Z, në Ocean Casino Resort, Atlantic City.
Ngjarja, organizuar nga REFORM Alliance – një nismë për reformën në drejtësi penale që Jay Z e bashkëthemeloi – mblodhi mbi 20 milionë dollarë (afërsisht 18.6 milionë euro) dhe u ndoq nga figura të njohura si Cameron Diaz dhe Benji Madden.
Këngëtarja mahniti me një fustan të artë me shkëlqim dhe një pallto me pupla, të kombinuar me një gjerdan diamanti, shkruan DailyMail.
Ajo ndau pamjet glamuroze në Instagram, duke pozuar përpara se të fluturonte për në event me helikopter së bashku me Jay Z, i cili kishte veshur smoking klasik.
Pas një vere plot angazhime, përfshirë përfundimin e turneut “Cowboy Carter” dhe festimin e ditëlindjes së saj të 44-të më 4 shtator, Beyonce ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Në postimet për ditëlindje, ajo shfaqet me një fustan transparent të kuq dhe falënderon fansat: “Faleminderit për dashurinë. I jam mirënjohëse Zotit për një vit tjetër.”
Së fundmi, ajo arriti një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar çmimin e parë Emmy për spektaklin e saj në Netflix, Beyonce Bowl, i cili tërhoqi rreth 27 milionë shikime në SHBA, duke e afruar atë edhe më shumë statusit prestigjioz EGOT.b


