Sipas mediave në Shqipëri, ka marrë fund misteri i një personazhi pa flokë që shfaqet në videon treshe në studion muzikore të Adrian Hilës, pasi që është raportuar se ai është biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Vetiut, Demirali Haliti, i njohur si Demo Haliti, pronar i kompanisë ALBA D.O.O., në Slloveni.

Demo Haliti njihet veçanërisht si importuesi ekskluziv i Konjakut Skënderbeu në Slloveni, si dhe për importimin e verërave të cilësisë së lartë sllovene drejt Tiranës.

Raportohet se në rrethin e zonjave të artit dhe kulturës, vajzave të showbizz etj., Demo Haliti njihet edhe si Dema i Rrushit, për shkak të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verërave. Biznesmeni shfaqet shpesh në Tiranë dhe ka lidhje me personazhe të artit, kulturës, biznesit dhe politikës për shkak të importit të verërave të shtrenja. Haliti është lidhje shoqërore e kompozitorit Adrian Hila. Ky i fundit mësohet se i mundësonte Demos takime ‘private’ me këngëtare dhe aktore, ndërsa e ftonte edhe në studion e tij për të kryer marrëdhënie seksuale treshe.

Në një nga videot e realizuar në mënyrë të fshehtë nga Adrian Hila, Demo Haliti shfaqet në shtrat me këngëtaren E. D., dhe kompozitorin Hila. Demoja i Rrushit ka dyshime dhe një parandjenjë të keqe. Para se t’i bashkohej Hilës dhe këngëtares në krevat, Demoja dallon një kamera të fshehur mbi tavolinë. Ai e pyet Ad Hilën se po filmon, por kompozitori, duke e gënjyer, i betohet se ajo nuk ishte kamer, por orë me alarm.

Ditën e djeshme, kur nisi të lakohej emri i tij fillimisht me iniciale, Demoja mbylli çdo rrjet social dhe zhduku po aq sa mundi çdo foto të tij të aksesueshme në internet. Sipas burimeve, Policia kërkon t’a marrë në pyetje, por deri më tani ka qenë i pamundur kontaktimi i tij./Prapaskena

The post Biznesmeni Haliti në videot e Adrian Hilës? appeared first on Veriu.info.